Rregullat e Qarkullimit Rrugor në Shqipëri: Udhëzues për Shoferët e Huaj

Ngarja në Shqipëri është krejt e menaxhueshme nëse i njeh rregullat e qarkullimit rrugor dhe disa zakone lokale. Infrastruktura është përmirësuar shumë vitet e fundit, por stili i drejtimit mund të duket më dinamik se ai i Evropës Perëndimore. Ky udhëzues të përgatit.

Bataz

  • Qarkullimi është në krahun e djathtë.
  • Rripi i sigurimit është i detyrueshëm për të gjithë pasagjerët, para dhe pas.
  • Telefoni në dorë gjatë drejtimit është i ndaluar — përdor mbajtëse ose bluetooth.
  • Fëmijët nën 12 vjeç nuk lejohen në sediljen e përparme dhe duhet të kenë karrige të përshtatshme.

Limitet e shpejtësisë

  • Brenda qytetit: zakonisht 40–50 km/h
  • Jashtë qytetit: 80–90 km/h
  • Autostradë: deri në 110 km/h

Respekto gjithmonë tabelën konkrete — limitet ndryshojnë shpesh, sidomos pranë shkollave dhe në segmente në punim. Radarët e Policisë Rrugore janë të shpeshtë në aksin Tiranë–Durrës dhe në rrugën e bregdetit.

Alkooli

Kufiri ligjor është shumë i ulët dhe për shoferët e rinj apo profesionistë praktikisht zero. Këshilla më e sigurt: nëse pi, nuk  ngas. Sanksionet përfshijnë gjoba të konsiderueshme dhe heqjen e lejes.

Dritat dhe pajisjet e detyrueshme

  • Dritat e ndezura rekomandohen edhe gjatë ditës, veçanërisht në rrugë malore dhe tunele.
  • Në makinë duhet të ketë trekëndësh sinjalizues dhe jelek fosforeshent.
  • Kontrollo që kutia e ndihmës së shpejtë të jetë në rregull.

Të gjitha mjetet tona dorëzohen me pajisjet e detyrueshme brenda.

Çfarë duhet ditur për rrugët shqiptare

  • Autostrada Tiranë–Durrës dhe Rruga e Kombit janë në gjendje shumë të mirë.
  • Rrugët malore (Theth, Valbonë, Llogara) kërkojnë ngarje të kujdesshme dhe, në disa raste, mjet 4x4.
  • Këmbësorët mund të kalojnë papritur — mbaj distancë dhe shpejtësi të ulët në qytet.
  • Kafshë në rrugë janë të zakonshme në zonat rurale, sidomos në mbrëmje.
  • Tunelet — ndiz dritat dhe respekto limitin.

Parkimi

Në Tiranë dhe qytetet kryesore ka parkim me pagesë në zona të caktuara, me parkometra ose me roje. Në qendër të Tiranës gjenden edhe parkingje nëntokësore. Shmang parkimin në trotuar ose para hyrjeve — mjeti mund të hiqet me karrotrec.

Nëse ndalesh nga policia

Ndalo me qetësi, paraqit lejen e drejtimit, dokumentin e identitetit dhe dokumentet e mjetit. Kontrollet janë rutinë. Nëse merr një gjobë, na njofto menjëherë — të ndihmojmë me procedurën.

Numra emergjence

  • 127 — Ambulanca
  • 128 — Zjarrfikësja
  • 129 — Policia
  • 112 — Numri i emergjencës

Rezervo makinën tënde me Martini Auto Rent

Ke pyetje ose do të rezervosh? Na shkruaj në WhatsApp ose telefono direkt — përgjigjemi brenda pak minutash.

Komoditet & Cilësi & Siguri

Makina Ekonomike&Familjare

Emanuela Rushaj PF

© 2026Created with Royal Elementor Addons 

Ndërtuar nga Vjonega Connect

Te gjitha të drejtat e rezervuara nga Martini Auto Rent

Kontakt

0685442449
Paskuqan,Kamez,Tiranë

info@martiniautorent.com